Kostandin ÇekreziKostandin Anastas Çekrezi (angl. Constantine Anastasi Chekrezi, 1892-1959). Ka lindur në fshatin Ziçisht të Korçës dhe, pasi humbi vendin e punës si përkthyes i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, mërgoi në Shtetet e Bashkuara duke kaluar nga Italia. Në Boston u ngarkua për një farë kohe me gazetën Dielli derisa e mori Fan Noli. Sikundër Konica, Çekrezi studioi dhe u diplomua në Universitetin e Harvardit. Po në Boston ai botoi periodikun Illyria, që zgjati vetëm gjashtë muaj, nga marsi në nëntor 1916, kurse në fillim të vitit 1919 u bë redaktor i së përmuajshmes së Nolit The Adriatic review,që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi. ArchivesNo Archives Categories |