Vargje në letër...
...Ti kot më pyet pse jam i dëshpëruar,
edhe gëzimet nuk i dua më,
përse shëtis përherë i menduar,
dhe s’më dëgjon më t’ëmblin zë!
Ti kot më pyet përse unë vuaj,
dhe s’bëhem më si ai djali që dikur ish,
pse asnjë vajzë të dashur s’e quaj !!!
druri i djegur a ndizet sërrish ???
Kush qe i lumtur, prap a lumturohet???
kur lumturia vec një herë na ndrin???
tani e shkuara me mall kujtohet
dhe breng e thell, shpirtin ma nxin…..
Nga pjesa «Gosti Gazmore»…
Të pi natën kam dëshirë,
kur gëzimi komandon,
dhe të ndjehem krejt i lirë,
sa më shumë nata shkon.
Kur me thonë shokët – gotën ngrije,
këngët s’rreshtin gjer n’agim,
kur shterron e shtrenjta pije,
dhe kitara s’gjen qetësi…
Pa titull…………
Po ku më qe koh e lumturisë???
guxim i çmendurisë,
ëndërr a shpres ku hesht???
O lotë zjarri,
O moshë e dashurisë,
më kthe,
më kthe nje çast atje …
në djalëri…
nga lajkat e lëvdatat,
Kudo ku ti nuk ishe,
gjithçka ishte e kotë.
Me ty nuk më trembnin
zhurmat e shtrëngatat....
Nga pjesa “Deshire Lavdie”.......
Kur puthjen e parë,
Në mesnatë ta dhurova,
Mes luleve të Majit,
nën hënën që ndriste,
E dashur,
ti e di q’ahere nuk mendova,
larg teje e pa ty,
Lavdia të më vinte......
Spektator qëndroja,
për gjithçka në botë,
Trishtimi më mbulonte,
nga lajkat e lëvdatat,
Kudo ku ti nuk ishe,
gjithcka ishte e kotë.
Me ty nuk më trembnin
zhurmat e shtrëngatat.....
Pa titull..........
.......S’më mbetet qejfi për vitet e rinisë,
që dashurisë së çilter ju më brengosni,
S’më mbetet qejfi, neteve të vetmisë,
ku lot i hidhur më mbuloi….
Më hoqet ju miq nga kujtesa,
E nuk më ftoni, për t’mirë e të keq,
s’merzitem unë as per ju vajza të pabesa,
nga qejfet, unë vete dorë po heq........
Pa titull.............
Nuk e kuptoja q’ahere dashurinë,
por Ti ëmbël shihje syt e mi,
shkelqenin ato plot flakerime,
të thoshin fjalë që ti s’i di….
E libra hapa, e njerëz pyeta,
Të mesoja a më do ???
Shumë u lodha, gjere e gjatë,
Të të thoshja S’agapo.
Shpejt u çele si pranverë,
Se lodhur ishe ti si mua,
Ne gjuhën time për të parën herë,
Pëshpërite : DHE UNË TË DUA…..
Nga pjesa « Do vije....... »
Pa ti puthur buzët ende,
e papushtueshme ngrihej keshtjella jote,
ç’bëre vajzë!!! – që mbi mure mbështete,
Shkallët besimkote.......
Pa titull............
Mbrëmja po bie mbi shkëmbinj të hirtë,
Deti zhurmon aty pranë.
Ne zemër c’më përvëlon trishtimi pa dritë,
Nje pikëllim pa fund, pa anë......
Larg teje merzitem.... kjo mërzia ime,
S’dua fare të më hiqet,
Dhe zemra digjet prap në puthje,
Sepse ajo s’mund të mos digjet......
Nga pjesa «A.P.Kernes.....»
Në pik’ t’hallit kur vajtoja,
Fatin tim pis të zi,
Ngrita syt’ të shikoja,
Kush hyri ne qeli..........
Nga pjesa «Pergjerim…»
Ah, sikur të jetë e vërtetë,
kur bredh hëna nëpër retë,
Meri naten kur kalon,
dhe qetësia mbreteron.
Hapet dheu dhe kudo,
Dalin hijet nga ato.
Do të dal dhe unë, pa pasur frikë,
Ti thuash të dashurës Monikë
Për mua – S’po më tret dheu
Ja ku më ke! – kthehu, kthehu…
O’ n’ështe e vërtetë, se shpirti i saj,
po jeton i lirë tek retë,
më kot lodhem e po qaj,
që ti shkoj pranë, - po vdes vetë....
Ajo mkate s’bëri në jetë,
Prandaj me engjejt po jeton,
Po unë ??? – e lashë të shkret !!!
A do t’më falë, a do m’pranoj!!!...
O yll prap shpirtit nuk i thashë,
Që tek unë sa jetë e tërë,
Dhe kur të vdekur ty të pashë,
Vdiqa dhe unë! Lumturi o ëngjëll.....
Ti që jetën dhe për mua,
S’prita dot, të ndoqa pas,
Të të them dhe një herë « TE DUA »,
Por të vdekurës si ti flas ???
Pertej vdekjes s’do t’më falësh,
Barrën e rëndë të tradhëtisë,
një dit’ do të takoj, të ti them dy fjalë,
«S’ka fund themel i Dashurise….».