Ziçishti
Ziçishti përbehët prej 120 familje.
Është një fshat me tradita dhe kulturë të hershme.Në mes e përshkon një degë e lumit Devoll. E përshkon rruga kryesore me arteriet ku lidh lagjet me njëra-tjetren. Në qendër të Ziçishtit gjënden: Vatra e Kulturës (dikur e ashtuquajtur), (ish dyqanet e shkatërruara)... përballë Shkolla Fillore, Urra e vjetër 500 vjeçare e ndërtuar dhe disa nga shtëpiat përreth.
Ziçishti është një fshat Kristian - Ortodoks. Kisha e Shën Marias e ndërtuar ne fund te Shek. te XVI - në fillimet e Shek. XVII edhe pse ne stilin Barok, vecohet për formën e saj nga Kishat e tjera të ndërtuara në të njëjtën periudhë. Festa më e bukur dhe më e preferuar është çdo 15 Gushti. I dedikohet Shën Marias dhe nga mbarë vendi vizitorët s'rreshtin për momentet aq të adhuruara të Predikimit për Hyjneshën Shën Maria. Fshati gumëzhin nga zërat rinorë, kënga dhe serenatat nuk rreshtin...
...Të gjithë mos harroni për çdo vit këtë pikë takimi...
Rreth fshatit gjenden disa Vakëfe, Shën Triadha, Shën Thanasi.
Kishat e Shën Gjergjit dhe Shën Nikollasit tashmë janë restauruar - mbas nje gjysëm shekulli të mbuluar me pluhurin e harresës...
Ziçishti gjëndet në Jug-Lindje të Shqipërisë dhe në Jug-Lindje te rrethit te Korçës, në zonën e Devollit
Emri origjinal shkruar në gjuhën Shqipe është - Ziçisht. Dikur i njohur dhe me emrin Resnicë (Ziçishta,Ziçishti, etj) ...
Dielli lind në orën 05:09 dhe perëndon në 18:07. Fshatrat më të afërt gjenden - Gjyres (1.8km), Sul (2km), Çipan (2.1km) dhe Fitore ( ose Shën-Kollas) - (2.9km). Zicishti është vend malor - 937m mbi nivelin e detit.
Në fshatin e Ziçishtit ndihet ndryshimi i 4(katër) stinëve. Pranvera është e e bukur, çelin lulet, Manushaqet, Aguliçet. Ngjyrat e bukura të luleve dhe pemëve e bën magjike këtë vend.
Vera eshte e ngrohtë dhe në përgjithësi bimët vonohen të piqen. Shumëllojshmëria e frutave nuk mungon, duke filluar nga llojet e mollëve, dardhave, rrushit, etj... dhe të përfundojmë në llojet e kumbllave, qershive... Duhet të kujdesemi akoma dhe sot për të mos humbur gjithë këtë llojshmëri të frutave dhe perimeve ku nuk mund të gjënden në vënde të tjera. Shëtitjet nën pemët plot gjallëri çdo mbasdite në një natyrë piktoreske, ku ajri pastër fëshfërin mbi fletët e mollëve... veç etje për ujin e Llëngës dhe bukurinë e poezisë për ti kënduar të dashurës... nuk mungon veç frymëzimi i një poeti... zëri i ëmbël i djaloshit dhe kitara të lodrojë ...
Shijoni çdo grimcë bukurie...
Dimri i ashpër dhe i vështirë ka bukurinë e vet, me petkun e mbuluar nga bora e bardhë.
Në përgjithësi vizitorët nga çdo skaj i gjen të mbledhur në këtë fshat në periudhën e verës.
Nuk mund të lemë pa përmendur traditat e hershme, dhe kulturën që mbartet nga brezi në brez.
Çdo natë zërat rinorë gumëzhijnë dhe kitara shoqëron këngët e bukura tradicionale.
Këtij fshati nuk mund ti mungojnë vajzat e bukura plot hijeshi dhe djelmoshat çapkënë ...
Mos hezitoni te vizitoni këtë vend në pushimet tuaja...
Mbresat dhe kujtimet do të lënë gjurmë ne shpirtin tuaj ...
... Ju mirëpresim ..